“Blaugranët” kanë kaluar në raundin e ardhshëm të Kupës së Mbretit pas fitores së sotme (e enjte) kundër Celta Vigos.
Barcelona ka mposhtur me rezultat të thellë 5 me 0 rivalin e xhiros së 1/8-së në Kupë të Mbretit në ndeshjen e dytë kthyese të zhvilluar në Camp Nou pas barazimit 1 me 1 si mysafirë javën e kaluar, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti katalunas e nisi furishëm takimin duke shënuar katër gola të njëpasnjëshme pas vetëm gjysmë ore. Superylli Lionel Messi gjeti portën dy herë brenda vetëm dy minuta.
Sulmuesi argjentinas realizoi golin e epërsisë në minutën e 13′ para se të dyfishonte rezultatin vetëm dy minuta më vonë (15′). Jordi Alba, i cili realizoi golin e tretë për skuadrën e Valverdes në minutën e 28′, ishte asitues i dy golave nga superylli 31-vjeçar që ia ktheu asistimin në këtë gol.

Luis Suarez shënoi më pas golin e katërt në minutën e 31′ duke i dhënë fund plotësisht shpresave të Celta Vigos brenda vetëm gjysmë ore lojë në Camp Nou.
Goli i fundit erdhi në minutën e 87′ nga Ivan Rakitic, i cili realizoi me kokë pas asistimit nga Ousmane Dembele.
Barcelona mëson nesër rivalin e ardhshëm në Kupë të Mbretit pasi të hidhet shorti nga Federata e Futbollit të Spanjës./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
https://streamable.com/uhbth
https://streamable.com/dlw3c
https://streamable.com/5lxby
https://streamable.com/kwfez
https://streamable.com/35tvs
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj