Barcelona më në fund mund ta bëjë zyrtare rinovimin e kontratës së Lionel Messit.
Argjentinasi mbetet agjent i lirë pasi zyrtarisht është larguar nga Barcelona, pasi i skadoi kontrata në fillim të korrikut.
Shkaku i pagave të larta, Barcelona nuk ishte në gjendje të regjistronte Messin apo transferimet e reja.
Por, tani gjërat kanë ndryshuar dhe katalunasit ndoshta brenda javës do ta zyrtarizojnë argjentinasin.
Sipas Mundo Deportivo, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është duke punuar në detajet e fundit dhe shpreson që brenda 24 orëve gjithçka të bëhet zyrtare.
La Liga ka marrë 2.7 miliardë euro për të investuar në klube dhe kompeticon, kurse prej tyre 270 milionë euro do t’i takojë blaugranasit.
Kjo mesa duket është e mjaftueshme që Barcelona t’i regjistrojë Messin dhe transferimet e reja.
Kujtojmë, se regjistrimet duhen bërë para 15 gushtit në mënyrë që Messi të luajë në ndeshjen hapëse të La Liga-s, kurse 1 shtatori është data e fundit e regjistrimit para se të mbyllet afati i transferimeve./Lajmi.net/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën