Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia

17:31 | 11 Mars 2026
D.H

Eric García do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së mërkurës në UEFA Champions League ndaj Newcastle United. Madje, sipas raportimeve të mediave spanjolle, nuk përjashtohet që ai të mund të luajë edhe këtë të diel kundër Sevillës në La Liga.

Mbrojtësi katalanas iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore gjatë ditës së sotme dhe rezultatet konfirmuan se ai nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz.

Sipas raportimeve, García ka vetëm një mbingarkesë të lehtë muskulore në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, gjë që e bën ende në dyshim për ndeshjen ndaj Sevillas, por pa u përjashtuar plotësisht.

Ky lajm është një lehtësim i madh për trajnerin Hansi Flick, pasi ai do të mund të llogarisë në një nga lojtarët më të rëndësishëm për përballjen vendimtare të së mërkurës kundër Neëcastle. Skuadra katalanase luan vazhdimësinë në Champions League, pasi ndeshja e parë në St James’ Park përfundoi me barazim 1-1.

Duhet kujtuar se García nuk mundi të luante në atë takim për shkak të disa shqetësimeve muskulore që ndjeu një ditë para ndeshjes gjatë stërvitjes. Edhe pse testet e para nuk treguan dëmtim serioz, vetëm sot në klubin katalanas kanë marrë konfirmimin përfundimtar që situata nuk është shqetësuese.

Tani mbetet për t’u parë nëse Flick do të rrezikojë me mbrojtësin ndaj Sevillas. Duke njohur mënyrën e punës së trajnerit gjerman, duket e vështirë që ai të marrë ndonjë rrezik para ndeshjes vendimtare të Champions League.

Në rast se García pushohet këtë fundjavë, një opsion për krahun e djathtë të mbrojtjes mund të jetë i riu Xavi Espart, i cili la përshtypje shumë të mira në debutimin e tij në Champions. Në qendër të mbrojtjes pritet të vazhdojnë Pau Cubarsí dhe Gerard Martín, ndërsa në krahun e majtë mund të aktivizohet João Cancelo.

Ndërkohë, problemet muskulore që pësoi në fund të ndeshjes ndaj Newcastle mund ta lënë jashtë formacionit titullar edhe Ronald Araújo për ndeshjen kundër Sevillas.

Një tjetër lajm i mirë për Barcelonën mund të jetë rikthimi i Gavi. Mesfushori pritet të marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor pas më shumë se pesë muajsh jashtë fushave për shkak të dëmtimit dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë disa minuta këtë të diel, në varësi të ecurisë së ndeshjes.

Kujtojmë se lojtari i akademisë ishte në bankinë edhe në ndeshjen e mbrëmshme,  ani pse ende nuk kishte marrë lejen zyrtare për t’u rikthyer në lojë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale