Dani Olmo dhe Pau Victor kanë fituar lincencën për të luajtur me Barcelonën deri në fund të sezonit.
Sipas njoftimit nga klubi katalanas, Këshilli Superior i Sporteve (CSD) ka lënë në fuqi ankesën e dorëzuar më 7 janar nga futbollistët Dani Olmo dhe Pau Víctor, si dhe FC Barcelona, duke anuluar marrëveshjen e bërë nga Komisioni Monitorues i Marrëveshjes Koordinuese RFEF-LaLiga.
”Sipas vendimit të CSD-së, “është vërtetuar qartë dhe në mënyrë të padiskutueshme gjatë gjithë këtij procesi, pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, se Komisioni i Monitorimit nuk ishte kompetent për të vendosur për vizën paraprake, si dhe licencën e kërkuar nga FC Barcelona”.
CSD shpjegon në deklaratën e saj se Komisionit të Monitorimit i mungonte autoriteti për të mohuar vizën e mëparshme dhe licencën e federatës, duke e shpallur të pavlefshëm vendimin e tij fillestar.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Olmo këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje në La Liga ku ka shënuar shtatë gola e dy asistime, teksa Pau Victor ka 16 lojë me klubin në këtë kompeticion, ndërsa ka dy gola e një asistim./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...