Specialisti i sëmundjeve infektive, Oriol Mitja, e ka këshilluar Barcelonës ta mbajë stadiumin Camp Nou të mbyllur për tifozët deri të paktën në vjeshtrë, për ta minimizuar rrezikun e infektimit masiv me koronavirus.
Gjatë një intervistë të dhënë për radion katalonase RAC1, Oriol Mija, i cili punon për spitalin Can Ruti në Badalona të Barcelonës, e theksoi rëndësinë e vetizolimit, transmeton Gazeta Express.
Ai theksoi se në Spanjë mund ta kenë mundësinë së shpejti që të lehtësohet masat e garantimit nga qeveria, mirëpo qytetarët nuk duhet të lirohen më shumë sesa që duhet, pasi që kjo mund ta shkaktojë një valë të dytë të infektimeve me Covid-19.
Kur u pyet për zhvillimin e ndeshjeve që tashmë janë pezulluar kudo në Evropë, përveç në Bjellorusi, Mitja e theksoi rëndësinë e pezullimit të të gjithë eventeve derisa të kalojë kjo krizë në Spanjë.
“Vetizolimi është mënyra e vetme efektive për ta kontrolluar virusin, përderisa nuk ka ende asnjë produkt farmaceutik në dispozicion për ta trajtuar këtë sëmundje”, tha Mitja.
“Camp Nou është më mirë të mbahet i mbyllur për tifozët deri në vjeshtë, që të mos rrezikohet një infektim masiv”.
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë