Barcelona ka ofruar një kontratë të re për Sergi Roberto.
Sport thotë se oferta e re është ende ajo që i përshtatet realitetit të ri ekonomik të klubit. Roberto aktualisht është duke u rikuperuar nga operacioni në kofshë.
Negociatat ishin prishur në dhjetor, por u riaktivizuan falë Xavi-t, i cili dëshiron që ai të qëndrojë në skuadër.
“Ai është një lojtar themelor dhe këtë ia kam thënë klubit”, tha Xavi disa muaj më parë.
Marrëveshja e tij përfundon në qershor, të cilën ai e nënshkroi përsëri në janar 2018, me një kluzolë lirimi prej 500 milionë euro.
Ai bëri debutimin e tij për ekipin në nëntor 2010 në moshën 18-vjeçare dhe luajti 316 ndeshje në të gjitha garat që atëherë. Me skuadrën e parë është aktiv që nga edicioni 2013-14./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...