Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian”, Soceidadi e mposht Yamalin me shokë

23:25 | 18 Janar 2026
D.H

Barcelona është mposhtur me rezultat 2-1 nga Real Sociedadi në ndeshjen e xhiros së 20-të në La Liga.

Barcelonës iu anuluan dy gola në minutën e7-të dhe 28-të, njëri për faull e tjetri për pozicion jashtë loje, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa, Oyarazabal realizoi në minutën e 32-të për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Barcelona tentoi ta barazoi rezultatin në pjesën e dytë, derisa këtë gjë e arriti në minutën e 70-të me golin e Rashfordit.

Kurse vetëm një minutë më vonë, Guedes riktheu epërsinë e Sociedadit.

Deri në fund Sociedadi mbajti rezultatin dhe arkëtoi edhe tri pikë të mëdha duke u ngjitur në pozitën e tetë me 24 sosh. Ndërsa me këtë humbje Barcës i rrezikohet lidershipi pasi tashmë është vetëm një pikë më shumë se Reali, me gjithsej 49.

Ndeshjen e radhës, Barcelona e luan ndaj Oviedos./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale