Hakim Ziyech pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit, por e ardhmja e tij vazhdon të jetë ende e paqartë.
Për anësorin maroken ka shumë interesime si nga Anglia, ashtu edhe nga Italia dhe së fundmi edhe Spanja.
Barcelona është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit maroken.
28-vjeçari nuk është në planet e Chelseat dhe Barcelona po e sheh si opsion për repartin ofensivë, pasi Goncalo Guedes zgjodhi transferimin te Benfica, shkruan telegrafi.
Xavi Hernandez ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e një sulmuesi dhe Ziyech shihet si një zgjedhje ideale pas largimit të Memphis Depayt.
Katalunasit janë gati ta marrin në huazim marokenin me opsion blerje në fund të sezonit.
Chelsea është gati ta largoj ish-anëtarin e Ajaxit dhe për të interesim ka shfaqur edhe Everton, Newcastle United dhe Milan e Roma në Itali.
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri