Barcelona ka arritur të shënojë fitore si mysafir ndaj Sevillas me rezultat 4-1 në kuadër të javës 23-të të La Ligas.
Ndeshja nisi me të dy skuadrat që arritën të realizojnë që në start.
Fillimisht ishte Robert Lewandowski, që arriti të shënojë për 1-0 në minutën e shtatë.
Por pas një minute, Ruben Vargas arriti t’i barazojë shifrat në 1-1.
Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona mori sërish epërsinë, kur Fermin Lopez shënoi për 2-1.
Në minutën e 55-të, dilema e fituesit u hoq, kur Raphinha shënoi për 3-1.
Krejt në fund shënoi edhe Eric Garcia që mbylli takimin në 4-1.
Barcelona me fitore përfiton dhe i afrohet Atletico Madridit në një pikë, ndërsa Real Madridit si kryesor i afrohet në dy pikë. /Telegrafi/
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte
“Matchmaker Albania”, Rama: Shqipëria nga turizëm sezonal në...
Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV-së: Të ...
Atmosferë e jashtëzakonshme nga Dardanët në Bratislavë, Adem...
I moshuari gjendet i vdekur në rrugë, policia kërkon ndihmë ...
AKB: Kërkesat për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, populizëm i ...