Barcelona ka treguar superioritet të plotë duke mposhtur Olympiacos Piraeus në fazën e grupeve të UEFA Champions League.
Në një ndeshje të zhvilluar të martën në mbrëmje në “Estadi Olimpic Lluis Companys” rezultati ka qenë 6-1 .
Katalanasit kanë udhëhoqur qartë në pjesën e parë me golat e shënuar nga Lopez në minutën e shtatë dhe në minutën e tridhjetë e nëntë, duke mbyllur pjesën e parë me avantazh 2-0.
Në pjesën e dytë, Olympiacos e ka ngushtuar rezultatin, kur El Kaabi ka realizuar nga penalltia në minutën e pesëdhjetë e katërt, por pastaj Barcelona ka shënuar katër gola të tjerë.
Fillimisht Lamine Yamal ka realizuar një penallti për katalanasit në minutën e gjashtëdhjetë e tetë, pastaj Rashford ka shënuar (74′), sërish Lopez (76′) dhe në fund Lopez (79) e ka vulosur rezultatin final.
Ndërkohë, ndeshja Kairat Almaty – Pafos ka përfunduar pa fitues, 0-0, duke treguar një duel të ekuilibruar dhe pa shumë raste konkrete për shënim goli.
Me fillim nga ora 21:00 zhvillohen edhe shtatë ndeshje të tjera./rtk
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit