Barcelona është duke menduar mundësinë e transferimit të një mbrojtësi të krahut të majtë.
Liderët e La Ligas, po kërkojnë një mbrojtës të majtë me kosto të lirë të transferimit, me përvojën e duhur që do t’i ndihmonte Jordi Albas në atë pozitë.
Emri i parë që u ka shkuar në mendje zyrtarëve të Barcelonës, është ai i Filipe Luis, anëtarit të Atletico Madrid.
Braziliani, 33 vjeçar, është në muajt e fundit të kontratës me Atleticon, dhe mund të transferohet te Barcelona si lojtar i lirë.
Një fakt tjetër që e afron lojtarin me Barcelonën, është edhe admirimi i tij për Lionel Messin, për të cilin tha se e ka merituar Topin e Artë, para bashkëlojtarit të tij, Antoine Griezmann.
“Lutemi që të jemi sërish bashkë”, Endriti me mesazh prekës ...
Arrestohet Gjesti
FFM dënon Shkëndijën me 5 mijë euro dhe hap procedurë të re ...
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
ME: Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati