Barcelona dhe Real Madrid janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit të Inter, Marcelo Brozovic.
27-vjeçari është në “San Siro” që nga viti 2016 dhe ka bërë 186 paraqitje duke shënuar 23 gola dhe bërë 22 asiste, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, forma e mirë e kroatit ka fituar vëmendjen e dy gjigantëve spanjoll Barcelona e Real Madrid.

PSG, Bayern Munich e Liverpool gjithashtu janë të interesuar për Brozovic, kontrata e të cilit skadon në verë të vitit 2021.
Si Barcelona ashtu edhe Real Madrid kanë mesfushorë në moshën mbi 30-vjeçare, andaj kanë filluar të interesohen për disa të tillë dhe në listën e tyre është edhe Brozovic.
Inter për Brozovic kërkon 75 milionë euro./arbresh.info.
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...