Sipas raporteve të ndryshme, Barcelona në mënyrë sensacione është shprehur e gatshme për të paguar klauzolën e lëshimit prej 72 milionë funta të yllit të Real Madridit, Marco Asensio.
Barcelona, e mbushur me 200 milionë funta të siguruara nga shitja e Neymarit te Paris Saint Germain, është në kërkim të një emri të madh për transferim, transmeton portali arbresh.info.
Deri tani, përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Philippe Coutinhon e Liverpoolit kanë dështuar pasi “Redsat” nuk lejojnë që futbollisti të largohet nga klub.
Dhe, derisa Borussia Dortmundi vazhdon të kërkojë mbi 100 milionë funta për anësorin Ousmane Dembele, Barcelona duket se është detyruar të kthej vëmendjen e tyre diku tjetër.
Asensio është njëri nga talentët më të mirë të Real Madridit, por derisa Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Isco vazhdojnë të qëndrojnë para tij për të marrë urdhra, shanset e tij për të depërtuar në skuadrën startuese të Zinedine Zidanes janë tepër të vogla.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon që 21-vjeçari është tani duke u kërkuar nga Barcelona si një zëvendësues i Neymarit.
Thuhet që skuadra e Ernesto Valverdes dëshiron të aktivizojë klauzolën e lëshimit të tij prej 72 milionë funta, diçka që do e linte Realin të djersitur rreth vendimit për lojtarin./arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin