Barcelona e “demolon” Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës duke e mposhtur me rezultat 5-2.
Madrilenët e nisën më mirë që shënuan me anë të Mbappes në minutën e pestë, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo, Blaugrana u rikthye fuqishëm dhe ia shënoi katër gola Realit në pjesën e parë.
Fillimisht, Yamal në minutën e 22-të barazoi rezultatin. Ndërkohë Leëandoëski i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 36-të.
Tre minuta më vonë Raphinha shënoi golin e tretë. Kurse në minutën e dhjetë shtesë, Balde e shënoi golin e katërt.
Me të nisur pjesa e dytë, Reali e pati një mundësi të mirë por nuk arriti të shënojë gol. Ndërkohë, Barcelona në një kundërsulm të shpejtë ia shënoi edhe golin e pestë me anë të Raphinhas.
Tetë minuta më vonë, Szczesny u ndëshkua me karton të kuq në një ndërhyrje afër zonës në Mbappen.
Nga gjuajtja e lirë shënoi Rodrygo dhe ngushtoi epërsinë në këtë sfidë.
Deri në fund Reali tentoi të shënoi edhe gola të tjerë por që nuk ia arriti dot dhe Barcelona u mbrojt mirë, për të triumfuar Superkupën e Spanjës.
Kjo është hera e 15-të në histori të klubit që Blaugranat e fitojnë këtë trofe./Arbresh.info
? ??????????????! ? pic.twitter.com/oNI37RtVUZ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 12, 2025
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...