Barcelona do të niset ditën e sotme për në Gjermani, ku nesër e pret ndeshja e radhës në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti katalunas do të luaj në udhëtim te Shakhtar Donetsk me skuadrën ukrainase që ndeshjet si vendas i zhvillon në Volksparkstadion në Hamburg.
Trajneri i Barcelonës, Xavi ka publikuar listën e lojtarëve që do të fluturojnë drejt Hamburgut për të sfiduar Shakhtar Donetsk, të martën më 7 nëntor, në kuadër të takimit të katërt të fazës së grupeve të Lignës snë Kampionnëve.
Përkundër disa rikthimeve të rëndësishme, Barcelonës do t’i mungojnë dy yjet e skuadrës për këtë sfidë.
Në prag të këtij takimi katalanasit kanë publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Gjermani, nga ku bie në sy mungesa e mesfushorit Frenkie de Jong dhe mbrojtësit Sergi Roberto.
? ????? ????
✈️ #ShakhtarBarça pic.twitter.com/973pQmRfLB
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 5, 2023
Lista e lojtarëve të Barcelonës për ndeshjen ndaj Shakhtar Donetsk:
Portierë: Ter Stegen, Inaki Pena, Astralaga.
Mbrojtës: Joao Cancelo, Balde, Araujo, Martinez, Christensen, Marcos Alonso, Kounde, Casado.
Mesfushorët: Gavi, Pedri, Romeu, Gundogan, Fermin Lopez.
Sulmues: Ferran Torres, Lewandowski, Raphinha, Joao Felix, Lamine Yamal. /Telegrafi/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë