Barcelona dhe Real Madridi janë vetëm disa orë larg njoftimit historik të ndeshjes së ardhshme ndërmjet tyre që do të zhvillohet jashtë Spanjës.
Dy rivalët e përbetuar thuhet se do të takohen këtë verë në Miami, transmeton portali arbresh.info.
Rivalët e ‘El Clasicos’ do të jenë përball njëri-tjetrit sërish si pjesë e turneut ‘International Champions Cup’. Kjo do të jetë hera e parë që ata takohen në tokën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi kanë luajtur vetëm një herë jashtë Spanjës.
Sipas ‘Sports Illustrated’, të dy klubet kanë rënë dakord dhe gjithçka do të prezantohet në orët e ardhshme./arbresh.info
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së