Barcelona dhe Real Madrid kanë mësuar kundërshtarët për raundin e 1/32 të Copa del Rey.
Barcelona e nis mbrojtjen e trofeut si mysafir ndaj skuadrës së kategorisë së tretë, CD Guadalajara. Ndeshja zhvillohet në stadiumin me 6 mijë ulëse të “Estadio Pedro Escartín”, shkruan Arbresh.info.
Real Madrid, ndërkohë, do të udhëtojë drejt CF Talavera, gjithashtu skuadër e divizionit të tretë dhe në momentin e shortit ndodhet në vendin e fundit të kampionatit. Ata luajnë në një stadium me rreth 5,000 tifozë.
Ndryshe nga ekipet e tjera të La Ligës që i bashkohen Kupës së Mbretit që në raundin e parë, skuadrat pjesëmarrëse në Superkupën e Spanjës kanë privilegjin të kalojnë automatikisht dy raundet e para.
Përveç, Barcelonës e Realit, edhe Atletico Madrid e Bilbao e nisin Copa del Rey nga ky raund pasi edhe këto janë pjesëmarrëse në Superkupën e Spanjës.
Të përzgjedhurit e Simeones do të luajnë ndaj Atlético Baleares, kurse Bilbao do të ketë punë me Ourense CF.
Raundi i 1/32 do të nisë më 16 dhjetor./Arbresh.info
SHORTI I PLOTË:
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump