Barcelona dhe Juventusi kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Barcelona dhe Juventusi që kanë luajtur së bashku një miqësore të mbyllur me barazim në Cotton Bowl të Dallasit.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, por me Barcelonën për një nuancë më të mirë, pasi ishin më konkret duke shënuar dy gola, kundrejt një të Juves.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 34-të me anë të Ousmane Dembele, i cili pas një veprimi të mirë individual shënoi për 1-0, ndërsa Moise Keane (39’) nga afërsia u përkujdes t’i barazojë shifrat në 1-1.
Goli i barazimit vlejti vetëm një minutë pasi Dembele u shfaq përsëri në skenë për të shënuar për 2-1 dhe për ta çuar ekipin e tij në pushim me epërsi.
Kean që gjeti golin në minutën e 51-të për barazimin 2-2 dhe deri në fund doli të ishte ky goli i rezultatit përfundimtar. /arbresh.info/
Tragjedi e rëndë në Bosnjë e Hercegovinë: 49-vjeçari dyshohe...
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Mblidhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Irani shtrëngon kontrollin e Hormuzit pasi SHBA-të tërheqin ...