Barcelona dhe Bayern Munich janë ndër skuadrat që kanë shfaqur interes për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Naby Keita.
Keita nuk ka arritur të gjej formën më tëe mirë dhe të fitojë një vend titullari me fanellën e Liverpoolit që nga transferimi i tij mbi 50 milionë euro nga RB Leipzig.
Kjo ka bërë që Keita disa herë të lidhet me një largim nga Anfield dhe skuadrat e interesuara për shërbimet e tij nuk mungojnë.
Sipas mediumit El Nacional, klubet e mëdha evropiane, Barcelona dhe Bayern Munich janë të interesuar për transferimin e Keitas.
Liverpool transfer round-up: Barcelona plot Naby Keita move as Reds eye Guinea starlethttps://t.co/aHJOdcR42L pic.twitter.com/jmV3806s7n
— Mirror Football (@MirrorFootball) January 5, 2022
26-vjeçari është gjithashtu në radarin e klubeve të mëdha italiane, Milanit dhe Romës.
Barcelona shihet si klubi që ka më shumë gjasa të sigurojë Keitan, pasi ai dëshiron të largohet nga Liverpooli tek një klub ku mund të luajë rregullisht.
Mesfushori i gjithanshëm ka 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Reds dhe mund të largohet për një tarifë të ulur në verë. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit