Barcelona interesohet që të bëjë një shkëmbim ndërmjet Ivan Rakiticit dhe mesfushorit të Interit, Stefano Sensi.
Nerazzurrët janë të interesuar për futbollistin kroat, ndërsa katalunasit duan që në drejtim të kundër të shkojë 24-vjeçari.
Sensi iu bashkua zikaltërve gjatë verës nga Sassuolo në formë huazimi njëvjeçar me opsionin e blerjes për 25 milionë euro.
Ai është bërë lojtar i rëndësishëm në formacioni e Antonio Contes dhe po e bën rolin e mesfushorit kreativ në fushë shkruan Telegrafi.
Sipas gazetës spanjolle, Sport, paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Blaugranëve, të cilët tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit.
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein