Barcelona ka dhënë dritën e gjelbër për të filluar zgjerimin e stadiumit të tyre në Camp Nou nga një kapacitet prej 99.354 ulëseve në 105.00 ulëse.
Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar projektin 600 milionë eurosh të enjten duke zbuluar se edhe pjesa përreth stadiumit do të rregullohet gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.
“Ky është një projekt i rëndësishëm për klubin dhe ky lajm është fantastik për klubin dhe qytetin tonë”, u ka thënë Bartomeu gazetarëve.
“Përfitimet janë për të gjithë dhe ky është një plan i ndërgjegjshëm që do të siguroj stadiumin dhe zona do të bëhet një hapësirë e hapur, pa pengesa dhe me zona të gjelbra”
“Kjo do të përfshij një riorganizim të Camp Nout dhe rindërtim të një Palau Blaugrana [zona e basketbollit të klubit]”
“Ne tani mund të shohim këtë projekt duke u bërë realitet”
Më poshtë mund t’i shikoni disa pamje të këtij projekti./arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...