Mesfushori brazilian, Rafinhna, ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon tek Interi.
Sipas mediave italiane, ai ka refuzuar një rikthim tek Barcelona. Po ashtu raportohet se Barcelona është pajtuar që ai të huazohet edhe për një sezon.
Mesfushori i huazuar në Inter ka thënë se është i lumtur te skuadra nga Serie A dhe dëshiron të mbetet në Giuseppe Meazza.
“E di se nuk varet nga unë, por dëshira ime është të mbetem këtu sepse ndihem shumë mirë”, deklaroi ai për “Globoesporte”.
‘Barcelona është shtëpia ime dhe ndjej gjithmonë pak nostalgji. Por, këtu kam gjetur një ambient të mrekullueshëm dhe bashkëlojtarë të jashtëzakonshëm. Në Milano ndihem i lumtur”, u shpreh Rafinha. /arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...