Barcelona është shumë afër që të mbyllë transferimin e Sergino Destit nga Ajaxi.
Skuadra katalunase e shiti Nelson Semedon te Wolvesi për 40 milionë euro, andaj dëshirojnë të transferojnë 19-vjeçarin.
Barcelona nuk e ka problem të marrë shërbimet e Dest, shkaku që kartoni i tij vlen hiq më shumë se 20 milionë euro.
Por, Blaugranasit nuk kanë arritur të transferojnë atë aq lehtë në Camp Nou, shkaku që Bayern Munichu është po ashtu në garë.
Dest should be a Barcelona player early next week https://t.co/Gh46RvUaWC
— Guillem Balague (@GuillemBalague) September 25, 2020
Por, sipas asaj që raporton Guillem Balague, Barcelona po e kompleton transferimin e Dest nga Ajaxi.
Sipas gazetarit, katalunasit do të prezantojnë blerjen e Destit qysh në fillim të javës së ardhshme, duke u fokusuar më pas në transferimin e Georgino Wijnaldum nga Liverpooli. /Telegrafi/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...