Barcelona ka ndryshuar trajnerin por shpreson të mos ndryshoj edhe kapitenin e skuadrës derisa Ernesto Valverde duhet gjithsesi të ndërtoj një rol për ikonën e mesfushës.
Jeremy Mathieu dhe Javier Mascherano nuk kanë luajtur rregullisht këtë sezon dhe mbrojtja gjithashtu ka qenë e pavendosur, transmeton portali arbresh.info.
“Jam duke shqyrtuar shumë faktor të ndryshëm”, ka thënë Iniesta derisa pret të merret vendimi për të ardhmen e tij. “Kam edhe një vit të mbetur, por tani jam në pushime dhe duke menduar për sezonin e ardhshëm”
Pas debutimit të fortë të Samuel Umtitit, Mascherano nuk ka qenë aq impresiv dhe roli i tij vazhdon të mbetet gjithashtu ende i pa qartë te trajneri i ri. Nga ana tjetër, Mathieu pritet të largohet por klubi nuk e ka lënë atë të kuptoj qëllimet e tyre ndaj tij ende.
Në fakt, mbrojtësi francez ka luajtur nën udhëheqjen e Valverdes te Valencia, por në këtë fazë të karrierës së tij do të jetë e vështirë për të siguruar një pozitë në skuadrën kryesore të klubit./arbresh.info
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...