Transferimi rekord i Barcelonës, Philippe Coutinho, nuk ka arritur të tregojë më të mirën e tij, dhe verën e kaluar u dërgua në huazim te Bayern Munich.
Bavarezët paguan 20 milionë euro huazimin e brazilianit dhe kanë mundësinë të blejnë atë për 120 milionë euro në fund të sezonit, gjë e cila nuk do të ndodh.
27 vjeçari do të kthehet te Barcelona këtë verë, por është e qartë se nuk ka vend në ‘Camp Nou’, dhe klubi katalan do të ulë çmimin për shitjen e tij.
Mundo Deportivo raporton se Barcelona janë të gatshëm të shesin për 80 milionë euro Coutinhon, për të cilin interesim të fortë ka nga skuadra si PSG dhe Manchester United.
Kujtojmë se Coutinho periudhën më të mirë në karrierë e ka pasur te Liverpool në Premierligë.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...