Barcelona ka arritur fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.
Ndeshja nisi mirë për katalanasit duke shënuar në minutën e 28-të nga penalltia me anë të Robert Lewandowskit, shkruan Arbresh.info.
Rayo shënoi gol dy minuta para fundit të pjesës së parë mirëpo u anulua për pozicion jashtë loje.
Pjesa e dytë u karakterizua me raste nga të dyja skuadrat mirëpo asnjëra dhe as tjetra nuk arritën të shënojnë.
Kështu, Barcelona mori fitoren dhe u rikthye në krye të La Ligas pas disa jave. Skuadra e Flick ka 51 pikë aq sa ka edhe Real Madridi i dyti kurse një më pak ka Atletico Madrid.
Ndeshjen e radhës Barcelona e luan në udhëtim tek Las Palmas./Arbresh.info
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë
Florent Muslija u operua me sukses pas lëndimit të rëndë që ...