Francesco Totti ka paralajmëruar se Barcelona “do të jetë e shqetësuar për përballjen me Romën” dhe se ata “duhet të djersiten” në mënyrë për të mposhtur Giallorosët.
Roma padyshim është përballur me shortin me të vështirë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për shkak se ata do të luajnë kundër Barcelonës së Ernesto Valverdes që vazhdon të jetë ende e pamposhtur këtë sezon në La Liga dhe Evropë, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i lumtur, ne jemi ndër tetë klubet më të mira në Evropë”, ka thënë Totti.
“Çdo skuadër është e vështirë në këtë fazë, por ne do të luajmë këtë ndeshje me paqe dhe qetësi. Ne e dimë që Barcelona është njëra nga klubet më të mira në Evropë, por ne e dimë se ne mund të luajmë mirë kundër tyre gjithashtu”
“Sipas letrave, Sevilla dhe Liverpooli ishin skuadra të përballueshme, por kjo nuk ndodhi. Është ndryshe në fushë”

“Jeni të sigurt që ata do të jenë të shqetësuar për përballjen me Romën gjithashtu. Ne dëshirojmë të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shfaqim që mund ta përziejmë këtë me Barcelonën”
“Të gjithë presin që Barcelona të vazhdoj tutje, por ata do të përballen me një skuadër të mrekullueshme të Romës. Futbolli është i mrekullueshëm, veçanërisht për ndeshjet si këto”
“Nëse ne dëshirojmë të fitojmë këtë kompeticon, ne duhet të shkojmë përpara dhe të përballemi me skuadrat më të mira. Përballja me lojtarët si Messi dhe Suarez na dhuron neve një motiv të madh”
“Ne përfunduam të parët në një grup të vështirë, ne jemi përballur me Shakhtarin në xhiron e 1/8-së dhe kemi nisur një udhëtim më të mirë se pozitiv”
“Barcelona sigurisht duhet të djersitet në mënyrë për të mposhtur Roman”
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...