Përveç rivalitetit në fushë, Real Madridi dhe Barcelona kanë nisur “luftën” edhe në rrjete sociale.
Dy gjigantët në La Liga janë duke kërkuar nga ndjekësit e tyre në Facebook për të shpërndarë faqen në mënyrë që t’i ndihmojnë klubit për të arritur 100.000.000 pëlqime (Likes), shkruan portali arbresh.info.
Deri tani asnjë faqe e ndonjë klubi nga bota e futbollit nuk ka arritur shifrën prej 100 milionë pëlqime.
Legjendat e klubeve dhe yjet aktual të rivalëve më të mëdhenj në fushë kanë shpërndarë faqet e skuadrave në profilet e tyre në Facebook.
Barcelona është më afër për të arritur këtë shifër pasi ka mbi 99.771.000 ndjekës, ndërsa Real Madridi ka 99.300.000./arbresh.info
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...