Lojtari i njohur italian, Mario Balotelli ka vendosur ta heq Cristiano Ronaldo-n nga formacioni i tij më i mirë i të gjitha kohërave.
30-vjeçari zgjodhi vetëm dy lojtarë të Premierë Ligë-s dhe zgjodhi legjendën braziliane Ronaldo pranë Lionel Messi-t, transmeton portali arbresh.info.
Balotelli ishte pyetur për 11-shën më të mirë gjatë një intervistë drejtpërdrejtë me Thierry Henry-n.
Ai zgjodhi dy ish bashkëlojtarët Yaya Toure dhe Steven Gerrard në mesfushë, derisa mbrojtja u formua nga Maxwell, Nesta, Cannavaro dhe Maicon.
Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave i zgjedhur nga Balotelli:
Cesar; Maicon, Cannavaro, Nesta, Maxwell; Pirlo, Gerrard, Toure, Cassano; Messi, Ronaldo./arbresh.info.
