Sulmuesi italian, Mario Balotelli, nuk ka ndryshuar aspak në sjelljen e tij edhe pse ka ndërruar shumë skuadra.
Ish sulmuesi i Interit dhe Milanit, ka shënuar golin e fitores për skuadrën e Nice në fitoren 1 me 0 kundër Dijon, duke ia dhuruar tri pikë kruciale skuadrës franceze, shkruan arbresh.info.
27 vjeçari shënoi nga penallita në minutën e 39, duke realizuar golin e tij të gjashtë në këtë sezon.

Por, jeta e bukur dhe e çmendur e Balotellit nuk njeh kufi, pasi ai u ndëshkua me karton të kuq krejt në fund të takimit.
Balotelli gjatë daljes së tij nga fusha humbi kontrollin e emocioneve duke reaguar si i ‘çmendur’ ku edhe goditi bankinën e zyrtarëve të ndeshjes.

Pavaërsisht veprimeve të tij, Nice arriti të mbahet dhe të fitojë takimin. /arbresh.info/

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...