Ditë më parë, sulmuesi italian, Mario Balotelli, vendosi ta vazhdonte karrierën në Ligue 1, por kësaj radhe të Olympique Marseille.
28-vjeçari e kishte ndërprerë më herët kontratën me Nice dhe nga ky afat kalimtar do të luajë për kampionin e nëntëfishtë francez.
Të premten mbrëma, ai ka debutuar për klubin e ri në ndeshjen kampionale kundër skuadrës së Lille.
Balotelli hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 74 duke zënë vendin e mbrojtësit Boubacar Kamara.
Në minutat shtesë (90’+5), ai arriti që të realizonte me kokë, pas një harkimi nga këndi të Kevin Strootman.
Megjithatë, ky gol nuk i ndihmoi ekipit të tij për rezultat pozitiv, pasi Marseille pësoi në Velodrome me rezultat 2-1.
Olympique Marseille pozicionohet në vend të shtatë në tabelën e Ligue 1, me 31 pikë, gjashtë më pak se pozita që çon në Ligën e Kampionëve.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër