Mario Balotelli i ka kryer testet mjekësore sot dhe do t’i rifillojë stërvitjet me klubin, derisa beteja e tij me Brescia vazhdon një ditë pasi nuk ishte lejuar të futej në qendrën stërvitore.
Sulmuesit italian i kishte thënë mjeku se kishte infeksion në stomak dhe nuk do të mundë të stërviste deri më 10 qershor.
Brescia dyshonte në sëmundjen e tij dhe e shihte atë si një tjetër arsye për të munguar në stërvitje, pas lajmeve se ai ishte kthyer nga karantina mbipeshë.
Balotelli shkoi në qendrën stërvitore dje por u kthye mbrapsht te porta, zyrtarisht sepse letra e tij mjekësore ishte ende e vlefshme.
Nga a ty, ai iu bashkua protestës për George Floyd dhe postoi pamje nga ajo në Instagram.
Mediet italiane raportojnë se ai i kreu testet mjekësore sot, pas të cilave ai mund të ushtrojë po i veçuar nga grupi.
Beteja e tij me klubin vazhdon megjithatë, pasi Brescia ia kishte dërguar një letër duke i thënë se është i shkarkuar nga klubi.
Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara
Aktgjykimi i Kushtetueses, Limaj: E kam thënë, presidentja d...
Big Brother VIP Kosova nuk njeh kufij, Londrimi bëhet viral ...
Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngja...
Osmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve Kryeziu e Ko...
Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano pët `turist...