Mario Balotelli thuajse asnjëherë nuk mund t’i shmangë kundërthëniet, ndërsa veprimi i tij më i fundit është thyerja aparatit të një fotografi.
Sulmuesit italian nuk i ka pëlqyer zëvendësimi në ndeshjen e të shtunës ndërmjet Brescias dhe Genoas. 29-vjeçari u zëvendësua në minutën e 72-të, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Alfredo Donnarumma dhe ky zëvendësim ishte për fat të keq të fotografit Massimo Lovati.
Derisa po largohej, Balotelli e ka goditur fotoaparatin që ndodhej i vendosur në një tripod në pjesën e jashtme të fushës. Lovati ka publikuar fotografi të aparatit të tij në Instagram duke treguar për dëmtimin që i është shkaktuar nga futbollisti.
https://www.instagram.com/p/B4GQzwqoJRk/
“Kur z. Balotelli u ftua drejt bankës, ai e përdori fotoaparatin si top futbolli dhe goditi drejt tabelave reklamuese. Djaloshi i topave që e pa duke ndodhur, menjëherë më thirri që të ma shpjegonte”, ka shkruar mes tjerash fotografi në Isntagram.
Më tej, ai ka theksuar se do t’ia dërgojë Brescias faturën e shpenzimeve dhe se tashmë e ka njoftuar drejtorin Edoardo Piovani lidhur me veprimin e Balotellit. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/B4FxIMhIS4E/?utm_source=ig_embed
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...