FC Ballkani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme duke përmbysur Arbërinë, për fitore 2:4 për ndeshjen e xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Xhiroja e gjashtë e Superligës u hap me ndeshjen e zhvilluar në ‘Agron Rama’ në Kastriot, në të cilën u shënuan pesë gola.
Arbëria në minutën e 35’ kaloi në epërsi 1:0, kur shënoi Sunaj Hasan, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 54’ erdhi barazimi për Ballkanin, pas golit të bukur të Mirlind Dakut.
Vendasit rikthyen epërsinë kur në minutën e 64’ shënoi Almir Kryeziu.
Por, Ballkani i Ismet Munishit nuk u dorëzua, dhe arriti të përmbyste rezultatin.
Ishte fillimisht Armend Thaçi që barazoi rezultatin në 2:2, kur shënoi në minutën e 72’.
Për të vazhduar me Mirlind Daku, që realizoi nga penalltia në minutën e 83′.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Endrit Krasniqi, që shënoi një super gol në kohën shtesë të ndeshjes.
Me këtë fitore Ballkani numëron 16 pikë, duke u renditur në vendin e parë, ndërsa Arbëria me tetë pikë mbetet në vendin e tretë.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...