Vesel Limaj nuk është më pjesë e skuadrës rumune Hermannstadt.
Ai tashmë është futbollist i Ballkanit të Suharekës.
Ka qenë klubi rumun që e ka konfirmuar lëvizjen.
“Faleminderit Vesel Limaj! Mesfushori është shitur sot te KF Ballkani, kampion i Kosovës. Suksese në karrierë”, ka shkruar klubi rumun në llogarinë e vet në rrjetin social Facebook.
Limaj iu bashkua Hermannstadtit në vitin 2023, me të cilin klub bëri pesëmbëdhjetë paraqitje duke realizuar edhe një gol. Futbollisti nga Banja e Malishevës po me pasaportë gjermane paraprakisht ka luajtur me Tiranën, Kukësin e e Bylisin në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje
Egzona i jep lamtumirën vëllait, familja zgjedh pajtimin pas...
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...