Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović

19:54 | 17 Mars 2026
D.H

Ballkani ka njoftuar transferimin e mesfushorit defensivë Anel Šabanadžović.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi suharekas përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Ai është 26-vjeçar pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Željezničar dhe AEK Athens, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Omonia 29 në kampionatin qipriot.

Boshnjaku është produkt i akademisë së Željezničar, ndërsa ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Kjo është një prurje shtesë, pasi Ballkani është duke luftuar në dy fronte, për ta rikthyer titullin kampion në Suharekë pas dy vitesh si dhe për trofeun e Kupës së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale