Edicionin 2024/25 i Superligës së Kosovës në futboll përfundoi sot, ku Drita u kuroroëzua me titullin e katërt kampion në histori të klubit.
Skuadra nga Gjilani ishte shpallur matematikisht kampione disa javë më parë, mirëpo sot para publikut të vet në ndeshjen e fundit ndaj Feronikelit ’74 mori edhe trofeun që i takon, shkruan Arbresh.info.

Pas 36 xhirove në elitën e futbollit kosovar, ani pse nuk u shpallën kampion, skuadra e Ballkanit pati sulmin më të mirë në ligë me 61 gola të shënuar. Drita si kampione pati 59 gola të realizuar dhe ishte sulmi i dytë në ligë.
Mbrojtja më e mirë ishte e skuadrës kampione, ku pësuan vetëm 26 gola.

Ndërkohë sulmin më të dobët e pati Feronikeli ’74 me 24 gola të shënuar, ashtu sic e pati edhe mbrojtjen më të dobët me 64 gola të pranuara.
Edicionin e ardhshëm, Nikli do të bëj gara në Ligën e Parë./Arbresh.info
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun