Ballkani i Suharekës ka marrë pikë të plota në ndeshjen e dytë të Conference League.
Kampioni kosovar e ka mposhtur hiç më pak se kampionin kroat, Dinamo Zagreb, një skuadër e cila pjesëmarrjen në garat futbollistike evropiane e ka pothuajse të rregullt.
Ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” është mbyllur me rezultat 2-0.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e ka nisur më mirë ndeshjen, ku qysh në fillim Kryeziu është rrëzuar brenda zonës, mirëpo paraprakisht gjyqtari kishte ngrehur flamurin për të treguar se ishte pozitë jashtë loje.
Pastaj ka qenë minuta e 43′, kur një goditje e Almir Kryeziut ka çuar në këmbë tifozërinë në shkallët stadiumit.
Ky ka qenë momenti i golit të parë, pasi vetëm pak minuta më herët Kuc për pak sa nuk ka realizuar me një goditje nga distanca.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 1-0.
Në pjesën e dytë, ku ndeshja është zhvilluar derisa binte shi, përpjekjet e Dinamos për ta barazuar rezultatin kanë qenë të pasuksesshme.
Kur është dukur se ndeshja do të mbyllej me rezultat minimal, ka qenë Hamidi ai që e ka dyfishuar rezultatin dhe e ka vulsour fitoren e suharekasve.
Pas kësaj ndeshje Ballkani ka tri pikë në Grupin C, që kryesohet nga Viktoria Plzen pas fitores së sotme nga Astana./rtk
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...