Ballkani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligë.
Kjo ndeshje ishte shtyrë pasi të gjitha duelet e tjera u zhvilluan të premten dhe të shtunën, derisa Ballkani të enjten kishte luajtur në Ligën e Konferencës.
Gjithsesi sfida mes suharekasve dhe klinasve do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00 dhe pritet të jetë shumë interesante.
Ballkani ka tre fitore radhazi dhe synon që të vazhdoj me këtë formë në mënyrë që ta thelloj epërsinë ndaj Dritës dhe Llapit.
Në anën tjetër Dukagjini pas dy humbjeve në dy xhirot e para ka 11 ndeshje pa humbje dhe kërkon të shkaktojë një tjetër befasi. /Telegrafi/
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...
Shefi i grupit të PDK-së në Skënderaj iu bënë thirrje qyteta...
Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...
Vizita e kryeministrit Rama në Estoni, zhvillon takim edhe p...