FC Ballkani ka njoftuar zyrtarisht shitjen e sulmuesit kryesor të skuadrës, Sunday Adetunji. Futbollisti nigerian do të transferohet tek Al Hilal në Sudan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi suharekas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Në bashkëpunim me Al Hilal nga Sudani, kemi arritur marrëveshje për transferimin e Adetunjit. Sulmuesi ynë mbyll kapitullin te FC Ballkani dhe i urojmë shumë suksese në aventurën e re në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Adetunji sa ishte pjesë e Ballkanit ka luajtur 38 ndeshje ku ka shënuar 22 gola e shtatë asistime.
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin