Ballkani është ndalur me barazim në Ferizaj, ndërsa edhe Feronikeli e Malisheva kanë ndarë pikët.
Të dielën janë zhvilluar dy ndeshje të javës së gjashtëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll, ku rezultatet nuk kanë prodhuar fitues.
Në Ferizaj, kampioni aktual, Ballkani, nuk ia ka arritur të marrë më shumë se një pikë, pasi ka barazuar 1-1 në ndeshje me Ferizajn. Ballkani ka kaluar herët në epërsi me një gol të shënuar nga Hamidi në minutën e njëzet e katërt, por Ferizaji e ka gjetur forcën për të barazuar në minutën e tetëdhjetë e katërt përmes Abdul.
Ndërkohë, në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva dhe Feronikeli kanë luajtur pa gola. Përkundër përpjekjeve nga të dyja skuadrat, asnjëra nuk ia ka arritur të konkretizojë rastet e krijuara, duke bërë që takimi të mbyllet me rezultat 0-0.
Pas këtyre rezultateve, tabela e Superligës kryesohet nga Drita me tridhjetë e shtatë pikë, ndërsa në vendin e dytë qëndron Malisheva me njëzet e nëntë pikë./rtk
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...