Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka mposhtur Gjilanin në xhiron e katër të Superligës së Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në Suharekë përfundoi 2:1, shkruan Arbresh.info.
Ballkani e hapi rezultatin me një gol në minutën e 19-të, me anë të Berishës.
Mysafirët arritën ta barzonin rezultatin në pjesën e dytë, duke shënuar në minutën e 59-të me anë të Bilallit.
Por, Manaj ia riktheu epërsinë skuadrës së Ilir Dajës, në minutën e 78-të, duke ia siguruar kështu fitoren e tretë në po aq ndeshje.
Ballkani ka vendin e dytë me nëntë pikë, pas tri ndeshjeve të zhvilluara, derisa Gjilani ka dy humbje e një barazim dhe gjendet në vendin e nëntë./Arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së