Ballkani ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shamrock Rovers në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Ligën e Konferencës.
Suharekasit e patën dominimin edhe në pjesën e parë të takimit mirëpo nuk arritën të realizojnë gol, shkruan Arbresh.info.
Dominimi i Ballkanit vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe kjo në fund iu shpërblye atyre me gol.
Ishte Sunday Adetunji në minutën e 54-të, ai që realizoi për epërsinë e Ballkanit.
Deri në fund Ballkani pati edhe disa mundësi me Almir Kryeziun dhe Sunday Adetunjin, mirëpo nuk u konkretizuan.
Ballkani kualifikimin do ta kërkojë javën tjetër në Irlandë ku edhe luhet ndeshja vendimtare, për play-offin e Ligës së Konferencës./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës