Ballkani ka fituar pa vështirësi në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ekipi i Ilir Dajës ka vazhduar formën e mirë në kampionat, duke marrë fitoren e radhës ndaj klubit nga Skenderaj dhe duke vazhduar si lider në kampionat.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, por me vendasit më të mirë dhe më konkret, duke shënuar edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 40-të dhe ishte Blend Baftiu, i cili shënoi për epërsinë 1-0 pas asistimit të Ermal Krasniqit.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve, të cilët luajtën më mirë, krijuan më shumë dhe arritën të shënojnë përsëri për të siguruar fitoren.
Ishte Lumbardh Dellova (59’), i cili shënoi një gol të bukur për 2-0 pas një depërtimi të mirë individual.
Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe Ballkani në fund iu gëzua fitores 2-0.
Më këtë fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 54 pikë apo pesë më shumë se Gjilani i dyti, ndërsa Drenica renditet e shtata me 32 pikë.
Në ndeshjen e radhës, therandasit udhëtojnë te Gjilani, ndërsa drenicasit e presin Feronikelin.
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...