Ballkani ka fituar me rezultat bindës ndaj Trepça ’89 3-1 në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit e fituan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar disa herë portën e mysafirëve, e që ky mund iu shpërblye në minutën e 19-të.
Ishte Jetmir Topalli, ai që realizoi golin e parë në këtë takim, duke gjuajtur saktë me kokë në portën e Erkan Spahija.
Mirëpo, anëtari i skuadrës mitrovicase, Arb Manaj e ktheu ndeshjen në normalitet me golin e realizuar në minutën e 23-të.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Ishte minuta e 77-të e takimit kur Ermal Krasniqi i riktheu epërsinë Ballkanit me një gol të bukur brenda zonës së rreptësisë.
Dhjetë minuta më vonë, Mirlind Daku (87’) shënoi me kokë për 3-0, e që njëherësh vulosi edhe fitoren e vendasve, që është e para pas rikthimit të futbollit që ishte ndërprerë nga coronavirusi në mesin e muajit mars, pasi kishin dy barazime në ndeshjet e kaluara.
Pas javës së 25-të, Ballkani pozicionohet në vendin e tretë me 49 pikë, ndërsa Trepça ’89 në të nëntin me 27 sosh.
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos akuzohet se ka...
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali