Dy skuadrat kosovare që ende janë pjesë e garave evropiane në këtë edicion, Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në rast të kualifikimit në ‘play-off’-in e Ligës së Konferencës.
Kampioni në fuqi, Ballkani, nëse arrin t’i kalojnë me sukses dy sfidat me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne, në “play-off” do të përballet me humbësin e duelit të rrethit të tretë të Ligës së Evropës ndërmjet Lincoln Red Imps dhe Dinamo Minsk, përcjell Arbresh.info.
Ndërkohë, Drita nëse e kalon me sukses pengesën e radhës, Auda nga Letonia, në ‘play-off’ do të ketë punë me fituesin e përballjes ndërmjet Legia Varshava dhe Brondby. /Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit