Legjenda e Chelseas, Michael Ballack ka udhëzuar sulmuesin Eden Hazard për të marrë tani vendim rreth të ardhmes së tij.
Belgu, i cili është përfolur shumë për transferim në Real Madrid, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në klub duke mos refuzuar asgjë ende, transmeton portali arbresh.info.
Ballack thotë se 27-vjeçari duhet të marrë një vendim për të bërë të qartë të ardhmen e tij.
“Eden Hazardi duhet të vendos nëse dëshiron të qëndrojë apo jo”, ka thënë ai për Omnisport. “Ai nuk është vetëm një lojtar i jashtëzakonshëm në Chelsea, por gjithashtu edhe në Premierë Ligë. Tani, ai duhet të vendos nëse dëshiron të luaj në një top klub. Kjo është ajo që tashmë është kumtuar kohë pas kohe”
“Për mendimin tim, ai është pak shumë i qetë, veçanërisht në Chelsea. Prandaj, ai duhet të bëjë më shumë kërkesa dhe të shpreh dëshirat e tij. Ai mund ta bëjë këtë sepse është në një pozitë të jashtëzakonshme. Nëse dëshiron të fitojë më shumë tituj me Chelsean, diçka ka për të ndodhur, përndryshe Eden Hazard do të mendoj për mundësi të tjera”./arbresh.info/
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...