Gareth Bale duket se në këtë verë do t’i thotë lamtumirë Real Madridit.
Ylli uellsian nuk është më në planet e Los Blancos, andaj këta të fundit duan ta shesin në afatin kalimtar .
Newcastle United është skuadra më e fundit që është futur në garë për ish-anëtarin e Tottenham Hotspurit, duke u përgatitur kështu për epokën e re.

Mike Ashlye thuhet se do të shesë klubin te Princi nga Arabia Sauditë, Mohammad bin Salman, që dëshiron të investojë në Magpies.
Bale po kërkohet nga Newcastle, mirëpo AFP raporton se ai nuk e dëshiron kalimin tek ta.
Uellsiani po tenton të kalojë te ndonjë skuadër më e madhe, por në rastin e fundit, mund të luajë edhe në Amerikë. /Telegrafi/
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...