Bazuar në një raport së fundmi nga Marca, gjiganti spanjoll Real Madridi është duke u përgatitur për t’i lejuar largimin Gareth Bales nga Bernabeu gjatë merkatos së ardhshme verore.
Uellsiani, i cili ka pasur një qëndrim të mikësuar në klub qysh pasi iu bashkua atyre në vitin 2013, mund të shfrytëzohet si një skemë e Realit për të nënshkruar me Christian Eriksenin ose Eden Hazardin, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se ndodhë kështu, rikthimi i në Premierë Ligë ka gjasa të finalizohet nga Bale, i cili mbush 30 vjeç në muajin korrik.
Kontrata aktuale e Bales nuk skadon deri më 2022, por raporti sugjeron se ai tani është duke u parë si një i pavlerë.
Padyshim se momenti më i mirë i Bales në fanellën e famshme të bardh erdhi vitin e kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve, ku shënoi dy herë duke i ndihmuar Realit të ngrit lartë një tjetër trofe.
Bale u transferua nga Reali nga Tottenham Hotspuri për një tarifë prej 100 milionë euro që në atë kohë ishte rekord botëror./arbresh.info/
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...
Izraeli thotë se ka nisur operacione tokësore në Liban
Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një lartë...
Rüdiger: Nëse do ta fitosh Championsin, duhet të përballesh ...
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...