Largimi i Robben dhe Ribery ka bërë që Bayern Munich të mendojë për lojtarët që do i zëvendësojnë. Drejtuesit e Bayern kanë pikasur Gareth Bale për të qenë pjesë e ekipit. As menaxheri i Bale nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
Bale është shumë i pakënaqur në Real Madrid. Minutazhi i ulët, operacionet e shpeshta janë disa nga arsyet që 30 vjeçari kërkon të largohet nga Real Madrid. Bayern po monitoron situatën dhe së shpejti mund të kemi një ofertë zyrtare.
“Operacioni 200” kërkon Real Madrid të largojë disa lojtarë. Pjesë e listës së largimeve është edhe Gareth Bale. Real beson se ka marrë maksimumin nga 30 vjeçari, dhe tashmë e konsideron të panevojshëm.
Nuk është vetëm Bayern në garë për uellsianin. Duke parë që Real synon Pogban mbetet si pistë edhe kalimi tek Manchester United, ku ‘Los Blancos’ mund ta përdorin si kartë për të marrë francezin. Mediat angleze lënë si opsion edhe rikthimin tek Tottenham.
Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj ...
Ylli fiton me rikthim ndaj Vëllaznimit
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...
Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e mom...
Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në traf...
Spiropali takohet me Presidentin Erdoğan: Marrëdhënia Shqipë...